#lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 8 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 8 Janar 2024

Rama ndryshon strukturen e qeverisë. Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kryeministri Edi Rama ndryshon strukturës së qeverisë. Ai njoftoi krijimin e një ministrie te re për EKonominë, Turizmin dhe Inovacionin, e cila do te drejtohet nga Blendi Gonxhe. Kreu i qeverise thote se kjo eshte nevojë strategjike per fazen e re të zhvillimit.

2024 finalizon projekte të mëdha infrastrukturore. Balluku: Gati tuneli i Llogarasë, Thumanë-Kashar e Unaza e Madhe.
Viti 2024 do te shenoje finalizimin e projekteve te medha te infrastruktures rrugore, si Tuneli i Llogarase apo autostrada Thumane – Kashar. Ministrja Balluku thote se brenda ketij viti perfundon edhe Unaza e Madhe e Tiranes.

Vetevrasja e 41-vjeçares, lihet në burg bashkëshorti. Tv Klan siguron pamjet filmike të sherrit mes tyre.
Gjykata e Durresit la ne burg Xhemal Loken, nen akuzen e “shkaktimit te vetëvrasjes” se bashkeshortes se tij. 45 -vjecari i mohoi akuzat, por prokuroria ka gjetur disa video ku ai shihet duke sharë e ushtruar dhune. Tv Klan siguron nje pjese te tyre.

Vrasja me snajper në Vlorë, 3 persona në kërkim. Gëzin Sinomati u qellua me një plumb në kokë,
Policia e Vlores dyshon se autori i ekzekutimit me snajper te Gezim Sinomatit u ndihmua nga dy persona te tjere per t’u larguar. Hetuesit thone se vrasesi ishte profesionist dhe e qelloi me 1 plumb ne koke viktimen. Mister motivet.

SHBA kundër largimit të palestinezëve nga gaza. Blinken: Të kthehen të gjithë sapo të krijohen kushtet.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane kunder idese se disa ministrave te qeverise izraelite per largimin e palestinezeve nga gaza. Sekretari i shtetit, Antoni Blinken tha se te gjithe do te kthehen ne shtepite e tyre sapo te krijohen kushtet.

Bota e futbollit në zi, shuhet në moshën 78-vjeçare legjenda Franz Beckenbauer.
Bota e futbollit zhytet ne zi. Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Franc Bekenbauer. 78-vjeçari i njohur si Kaizeri i Gjermanise, vuante prej kohesh nga sëmundja e Parkinsonit. Ne karrierën e tij fitoi dy topa te arte, veç shkëlqimit si lojtar, pati sukses dhe si trajner.

/tvklan.al