#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 8 Mars 2023
Ekspertim psikologjik për vrasësin Dan Hutra. Prokurorët dyshojnë për gjendjen e tij mendore.
Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave mund t’i nënshtrohet një ekspertimi psikologjik. Prokurorët dyshojnë për gjendjen mendore të 41-vjeçarit që shkaktoi masakrën e 1 marsit në Tiranë.
Kim: Shqipëria, shëmbull në rajon për refuzimin e ndikimit rus dhe investimet kineze.
Ambasadorja Juri Kim vlerëson Shqipërinë si shembull qe duhet ndjekur per refuzimin qe i ka bere ndikimit rus. Ajo shpreh mbështetje për “Procesin e Berlinit”, duke ftuar vendet e rajonit të punojnë për të rrëzuar pengesat ndaj lëvizjes së lirë.
Rama në Panairin e Berlinit: Shqipëria, kampione e turizmit në Ballkan në 2023.
Kryeministri Edi Rama thotë se synimi i qeverisë shqiptare është që vendi ynë të jetë kampion i Ballkanit në turizëm deri në vitin 2030. Deklaratën e bëri në një takim me investitorë gjermanë ku tha se Shqipëria ka jo vetëm natyrën, por edhe traditën.
Bechtel Enka do të ndërtojë Korridoret 8 dhe 10 në RMV për 1.3 miliardë Euro.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut firmos kontratën me kompaninë amerikane Behtel Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, pjesë të të cilave lidhen me Shqipërinë. Investimi do të kushtojë 1.3 miliardë euro për 110 kilometra autostradë.
OKB kundër planit të Britanisë së Madhe për emigrantët: Mohon të drejten për azil.
Plani radikal i qeverise britanike që ndalon hyrjet e jashtëligjshme të të gjithë të huajve kritikohet ashpër nga Kombet e Bashkuara. Agjencia e saj për refugjatët paralajmëron se do ta çojë këtë projektligj në gjykatat ndërkombëtare.
Shqiptarët zgjedhin emra të huaj për fëmijët: INSTAT: Më shumë Amelia e Noel.
Çiftet e reja zgjedhin emra të huaj për fëmijët e tyre. Një studim i i fundit i INSTAT vëren se Amelia është emri më i përhapur për vajzat dhe Noel për djemtë. Zbehet trendi i prindërve që bashkonin emrat e tyre për fëmijët.
/tvklan.al