#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:10 data 9 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 9 Mars 2023
Një makinë bie nga mbikalimi i TEG-ut mbi një mjet tjetër. 2 viktima, 4 të plagosur.
Tre persona humben jeten dhe tre te tjere u plagosen ne nje aksident rrugor te ndodhur mbrëmjen e sotme kur një autoveture ra nga mbikalimi i TEG-ut ne Unazen Lindore, duke goditur nje makine qe levizte ne autostraden e Elbasanit.
Celibashi: Kryetari i PD është Berisha, por ligji njheh Bashën. 48 orë afat ta regjistrojë.
KQZ i kerkon Lulzim Bashes te regjistroje Partine Demokratike ne zgjedhjet e 14 majit, ndonese ai eshte dorehequr prej afro 1 viti. Ilirjan Celibashi thote se kryetar “de facto” eshte Sali Berisha, por Bashen e njeh ligji.
Socialistët shqyrtojnë kandidatët e 14 Majit. Rama: Fitore e lehtë me të tillë kundërshtarë.
Socialistet vendosin brenda javes se fundit te marsit per emrat qe do te garojne per kryetare bashkish me 14 maj. Kryeministri Rama thote se fitorja do te jete e lehte per shkak te kundeshtareve qe e majta ka perballe.
Trajtim individual për Dan Hutrën në burg. Seanca më vete me psikologe.
Vrasesi i tre grave, Dan Hutra, po trajtohet me program te vecante rehabilitimi ne burgun 313 ne Tirane. Psikologet dhe punonjesit sociale i kryejne seancat ne menyre individuale me te, ndryshe nga sa veprojne me te burgosurit e tjere.
Rikthehet vettingu në polici. 300 drejtorë e shefa komisariatesh në ‘’skanerin’’ e AMP.
1 vit pas ndalimit, rikthehet procesi i vetingut ne Polici. Ne skanerin e Agjencise se Mbrojtjes Policore do te kalojne afro 300 drejtore, shefa komisariatesh e shefa sektoresh. Deri tani vetem 37 drejtues e kane kaluar procesin.
Ministrat e Jashtëm të BE votojnë pro liberalizimit të vizave me Kosovën.
Ministrat e Brendshëm e Bashkimit Europian vendosin pro liberalizimit te vizave per Kosoven. Vendimi i marre sot ne Bruksel parashikon qe qytetaret e Kosoves te levizin vetem me pasaporte biometrike prej 1 janarit te vitit te ardhshem.
/tvklan.al