Skiatorja shqiptare e përfundoi garën e Sllallomit gjigant e 11-ta
Lara Colturi e mbyll e 17-ta Kupën e Botës mbajtur në Austri. Skiatorja 17-vjeçare arriti një rezultat pozitiv për Shqipërinë, në pjesëmarrjen e parë historike në finalet e këtij kompeticioni.
Kolturi u pozicionua në vendin e 11-të në garën e Sllallomit gjigant. Skiatorja shqiptare e përshkroi pistën në zbritje me kohën 2 minuta 23 sekonda e 40 të qindat rreth 3 sekonda pas kryesueses Federika Brajnone.
Klan News