Përfaqësuesja e Shqipërisë, në Kampionatin Botëror të Skive, Lara Colturi u rendit në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive.

Lidhur me këtë rezultat ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se ky është një rezultat historik.

“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Rama.

/tvklan.al