Kualifikimi në finalen e sllallomit gjigant në Solder e skiatores Lara Colturi është përshëndetur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ai tha se vëmendja ndaj sportistëve shqiptarë po jep rezultatet e pritshme, si në mundje dhe atletikë, e tani edhe në ski.

“E filluam këtë verë në Paris, ku dy mundësit tanë sollën medaljet e para olimpike për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur sot që mbështetja e Bashkisë së Tiranës, me Larën, kampionen tonë, e ka çuar atë në 16 më të mirat e botës. Duke patur parasysh se Lara është sa gjysma e moshës së më të mirave të botës, do të thotë se e ardhmja është përpara. Jam shumë i lumtur që politikat tona sportive në Shqipëri, e sidomos të Bashkisë së Tiranës, na kanë nderuar me gocën tonë”, tha Veliaj.

Skiatorja e talentuar e përfundoi garën në vendin e 16-të. Gara e radhës është me 16 Nëntor në Levi.

Klan News