Lara Colturi po krijon një stabilitet në rezultatet e saj në këtë sezon të Kupës së Botës, duke u përfshirë disa herë në dhjetë më të mirat, madje në Austri pak ditë më parë u ngjit e dyta në podium. Skiatorja e Shqipërisë u rendit në fundjavë e nënta në slalomin gjigand dhe teta në slalom në etapën amerikane në Killington. Këto rezultate bëjnë që të jetë e teta në klasifikimin e përgjithshëm me 156 pikë. 18-vjeçarja kërkon më shumë, pasi duke u bazuar te stërvitjet pritshmëritë janë më të larta.
“Jam e kënaqur me dy top 10 si në gjigand dhe slalom edhe pse në stërvitje po jap një rezultat pak më të mirë dhe në garë po përmirësohem dhe për këtë jam e lumtur”.
Etapa e Kanadasë nuk do të zhvillohet fundjavën e ardhshme për shkak të borës së paktë në pistë. Prova e ardhshme për Lara Colturi do të jetë më 28 dhe 29 dhjetor në Semmering të Austrisë. Ky është sezoni i tretë për të në Kupën e Botës.
Tv Klan