Kontrolle kalimtarëve nëse kanë leje për të dalë nga shtëpia
Efektivët e policisë u vendosën këtë të hënë kudo në lagjet e Tiranës për të verifikuar nëse qytetarët ishin pajisur me autorizimin e miratuar nga autoritetet.
Vendimi për të lejuar vetëm një person të familjes për të bërë pazaret dhe shërbimet e tjera uli dukshëm fluksin e qytetarëve në rrugë. Edhe tregjet e stërmbushura të ditëve më parë ishin më të boshatisura.
Pati dhe qytetarë që u gjobitën për shkak se nuk morën konfirmimin pas aplikimit, ndërkohë që dolën të kryenin shërbime.
Nuk mungoi as lëvizja e të moshuarve të cilët nuk ishin të informuar rreth masës së re që ndalon në mënyrë kategoritë daljen e tyre nga shtëpia.
E shtuar ishte lëvizja e automjeteve pas vendimit për të lejuar 106 aktivitete tregtare të vijonë normalisht punën.
Me urdhërin e qeverisë për autorizimin e lëvizjeve të qytetarëve, ata duhet të pajisen me leje që merret në portalin “e–Albania” ose në numrin 55155.
Tv Klan