Lëkura ka një sistem imunitar të veçantë. Kjo është arma sekrete personale, duke e bërë të jetë në gjendje të prodhojë antitrupat e vet, në mënyrë autonome nga sistemi imunitar i gjithë organizmit.

Zbulimi është realizuar falë punës së dy studimeve, një nga universiteti Stanford dhe tjetri nga Instituti Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, dhe janë publikuar me hollësi në revistën shkencore Nature.

Gjatë eksperimenteve tek kaviet e laboratorit është zbuluar se lëkura, nxit aktivizim të qelizave B, të nevojshme për prodhimin e antitrupave, kur preket nga baktere. Dhe mbrojtjen imunitare e bën si të ishte organizëm i veçantë dhe kjo mund të përdoret për të mbrojtur organizmin nga kërcënime specifike.

Kërkimet në këtë fushë mund të ndihmojnë në zhvillimin e vaksinave të reja, duke evituar përdorimin e ageve, e duke e aplikuar në lëkurë në formë e pomadës.

Klan News