Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri i Shëndetësisë kritikon ashpër mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Solis i ka kërkuar atyre që të heqin dorë nga marrja e ryshfeteve dhe të jenë më profesional dhe human në punën e tyre.

Leoard Solis: “Mos e përdorni QSUT pa dashuri, Duhet ta doni shumë më tepër vendin e punës, mos e shikoni QSUT si një lopë që vetëm duhet mjelë, duhet të keni të njëjtën dashuri, të njëjtën dashuri, të njëjtin idealizëm siç keni pasur dhe jo për të ardhur në një kioskë, por duhet ta dashuroni vendin e punës, ta dini që aty kaloni gjysmën e jetës”.

Këto kritika Solis i ka bërë gjatë një takimi të organizuar nga Instituti i Sigurimeve të kujdesit shëndetësor, ku u diskutua për financimin e ekzaminimeve unikale terciale. Sipas drejtorit të këtij instituti, duke filluar nga data 1 Gusht, të gjithë personat që paguajnë sigurimet shëndetësore, do të paguajnë vetëm 10% të çmimit për ekzaminime të tilla si skaner, mamogramë, rezonancë magnetike, apo ekzaminime të tjera, të cilat deri tani i kanë kryer kundrejt çmimeve marramendëse.

Gjergj Leka: “Shqiptarët akoma nuk janë ambientuar me librezën e sigurimeve të shëndetit, e cila iu jep shërbime falas për sigurimet shëndetësore, pasi skema ka qenë pjesërisht e përfshirë. Deri më sot janë rreth 1 milion shqiptar, të cilët zotërojnë një librezë shëndeti”.

Sipas Lekës, fëmijët deri në moshën 12 vjeç, invalidët, veteranët, apo të sëmurët me turbekuloz, këto ekzaminime mund t’i bëjnë falas në spitalet shtetërore. Ndërkohë për personat e pasiguruar çmimet që ofrojnë spitalet për 11 lloje ekzaminimesh janë këto./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka