Intervistë me Ambasadorin Amerikan në Tiranë Zhozef Limpreht dhe me Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga.

Zhozef Limpreht: Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një interes të madh përsa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha fushat dhe në veçanti në mbështetje për Ushtrinë Shqiptare. Ushtarët amerikanë nuk e kanë braktisur Shqipërinë përkundrazi krahas kontributit në kuadër të NATO-s shumë shpejt këtu do të vijnë ushtarë të tjerë amerikanë. Jam impresionuar nga mundësia e parë që mu dha për të parë këtë repart ushtarak shqiptar i cili ka luajtur një rol të madh gjatë krizës kosovare. Edhe pse pajisjet ushtarake nuk janë nga më modernet këta ushtarë i kanë mirëmbajtur ato, çka të bën të kesh një detyrim më shumë për të ndihmuar në misionin e tyre ushtarak.

Gazetari: Zoti Hajdaraga përsa i përket prezencës amerikane keni marrë garanci. Është një kërkesë e Qeverisë Shqiptare?

Luan Hajdaraga: Të jeni të bindur që bashkëpunimi i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një bashkëpunim shumë i ngushtë në të gjitha fushat, përfshi dhe fushën ushtarake dhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të jetë i gjithanshëm në të gjitha fushat.

Gazetari: Bëhet fjalë për ndihma apo dhe prezencëe ushtarake?

Luan Hajdaraga: Kur flas për bashkëpunim me SHBA, të Ushtrisë Shqiptare dhe të Qeverisë Shqiptare, flas për të gjitha fushat dhe ne të gjitha sferat./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame