Tre gazetarë spanjollë që besohet se ishin rrëmbyer në Siri vitin e kaluar janë liruar. Zëvendëskryeministri në detyrë spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria, ka folur dje me telefon me ata, njoftoi një zëdhënës i qeverisë.
Nuk ka pasur informata se si janë liruar tre gazetarët, por El Pais ka raportuar se ata aktualisht ndodhen në Turqi.
Tre burrat: Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez dhe Angel Sastre kanë figuruar si të zhdukur që nga korriku i vitit të kaluar, në afërsi të qytetit të Aleppos. Mediat spanjolle kanë raportuar se burrat ishin kapur nga Fronti Al-Nusra, që është degë e Al-Qaedas në Siri. /
tvklan.al