Vajzat janë mbledhur me njëra-tjetrën dhe po diskutojnë sesi e kaluan natën me partnerin e tyre.

Teksa të gjitha vajzat po tregonin që kanë fjetur të përqafuara dhe janë ndjerë rehat, Artemis shprehet që ka fjetur me Aleksandros si shok dhe ndihet më komode kështu.

Artemis: Pasi fola dje me Aleksandros dhe thamë që do jemi vetëm shok kam fjetur shumë herë më rehat.

Sjellim në vëmendje se Artemis është përkohësisht çift me Aleksandros, Amadea me Salionin, Sergei me Irisin dhe Ilda me Stivin. Çifti më i ri që është formuar është Sofiela dhe Arlindi.

Gleni ka një javë kohë për t’u bërë sërish çift me një nga vajzat, nëse mbetet single rrezikon të largohet nga vila e dashurisë.

Ju kujtojmë që episodi i radhës i Love Island Albania do të transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan.

/Love Island Albania