Në takimin që zhvilloi me Sofielën, Haris u shpreh se ndihej shumë mirë dhe komod me të. Gjithashtu, në episodin e ditës së sotme të Love Island Albania që u transmetua në orën 18:20 në Tv Klan, ai tha se do të kishte dëshirë që rrugëtimi i tij të ishte sa më i gjatë në këtë ‘reality show’.

Pjesë nga biseda:

Haris: Pse mendon se të zgjodha unë ty?

Sofiela: Më pëlqen shumë djalë i mirë. Nuk e kam problem diferencën e moshës që kemi.

Haris: Si të ka shkuar eksperienca deri më tani në vilë?

Sofiela: Deri më tani shumë mirë djemtë dhe vajzat janë shumë të sjellshëm. Në fillim jam fokusuar vetëm te 1 person, por nuk na ka shkuar dhe aq mirë. Tani i kam sytë e hapur për njohje të reja.

Haris: Jam shumë rehat me ty deri më tani.

Sofiela: Sa mendon se mund të arrish në Love Island?

Haris: Po ky ‘reality show’ nuk bëhet vetëm, duhet të jesh patjetër çift për të vazhduar. Kështu nëse gjej dikë që të më përshtatet pse jo deri në fund.

/Love Island Albania