Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga temat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë që gjithnjë është lënë në hije e rrethuar me mister. Kjo temë pothuajse për 50 vjet ka qenë e padiskutuar, ndërkohë për të folur rreth saj ishin të ftuar ne emisionin “Opinion” historianët Xhelal Gjeçovi, Muharrem Dezhgiu, Paskal Milo, Ardian Klosi gazetar dhe në lidhje direkte Rrahman Parllaku gjeneral, Xhemal Alimehmeti ish-funksionar i Ballit Kombetar dhe Vehap Shita veteran lufte në Kosovë.

Sipas të ftuarve pas pushtimit të Shqipërisë u ndje më shumë se asnjëherë krijimi i një force politike që të merrte përsipër barrën e organizimit të luftës në shkallë kombëtare.

Nacionalistët dhe zogistët u treguan apatikë, jo të guximshëm dhe organizimi i luftës u bë nga një parti fare e vogël, Partia Komuniste, me njerëz të rinj dhe e panjohur.

Partia Komuniste u krijua nga shkrirja e grupeve komuniste dhe në Nëntor të 1941 shpalli programin e saj. Ky program nuk kishte të bënte fare me teorinë marksiste, por nuk ishte as komunist. Programi ishte kombëtar dhe demokratik./tvklan.al