Lufta në Irak, një nga çështjet e politikës botërore që ka okupuar dhe okupon prej një viti të gjitha kanalet televizive botërore ka vënë në lëvizje diplomacinë. Kjo çështje duket se do të ndikojë edhe në zhvillimet e ardhshme ndërkombëtare.
Për të diskutuar rreth kësaj teme ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Fatos Lubonja, Remzi Lani, Genc Ruli, Andi Bushati dhe në lidhje direkte Dashamir Shehi.
Më 20 Mars 2003 raketat amerikane godasin objektiva në Bagdad duke shënuar fillimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane për të rrëzuar Sadam Hysein nga pushteti. Më 9 Prill të po atij viti Sadam Hysein rrëzohet. Gjatë një shkëmbimi zjarri në Mosul mbeten të vrarë dy djem të Sadamit, Iraku kaplohet nga kaosi dhe sulmet pasojnë njëri-tjetrin. Më 14 Dhjetor 2003 njoftohet kapja e Sadam Hysein./tvklan.al