Hetimet për masakrën e 4-fishtë të Dobraçit ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ndërsa mbetën të vrarë edhe çifti i bashkëshortëve Basha, kanë përparuar. Nga Korça, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi se do të ketë rezultate konkrete dhe shumë shpejt policia do të bëjë të ditur emrat e personave të implikuar në këtë ngjarje.

Hoxha foli edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në gjimnazit e Cakranit në Fier.

Në prononcimin për gazetarët në Korçë ministri Hoxha tha gjithashtu se shumë shpejt do të bëhet edhe emërimi i shefave të rinj të komisariateve.

Klan News