Dopieta e golave ndaj Betis mjaftoi për Kylian Mbappe që të shënojë emrin në historinë e Real Madrid. Thatësira për të gjetur golin në kampionat zgjati vetëm 3 sfida, pasi në të katërtën, Mbappe shënoi dy herë për t’i dhënë fitoren klubit kryeqytetas.
Ekzekutime që i japin fund thatësirës së golave, që zgjaste prej finales së Superkupës Europiane kundër Atalantës. 25-vjeçari kishte tentuar në 17 raste për të shënuar deri tek goli i parë ndaj Betis, për të bënë edhe lojtari me më shumë goditje dhe me bilancin tejet negativ, me 1.8 raste që përfunduar në portë, por pa arritur të gjej rrjetën.
Me dopietën e tij, ai u bë i katërti futbollist madrilen në shekullin e 21-të në LaLiga, ku golat e parë kanë qenë me dygolësh pas Cristiano Ronaldos, Havier Hernandez dhe Dani Kebajos. Pikërisht, nga mesfushori mbërriti edhe lajmi negativ për Real Madrid. Kebajos ka pësuar dëmtim të rëndë dhe pritet të mungojë të paktën për 8 javë.
Pas testeve mjekësore ka rezultuar se 28-vjeçari ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë. Mungesë e madhe për klubin spanjoll që synon të tjerë trofe në fund të sezonit, teksa i shtohet në infermieri, Kamavingas dhe Bellingham.
Klan News