Mbetet në burg ish-Presidenti i vendit Ilir Meta. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, në Gjykatën e Lartë.
Meta bëri rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke theksuar se “po i pengohej karriera politike dhe zhvillimi i fushatës elektorale”, teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare.
Pavarësisht argumenteve të paraqitura nga pala mbrojtëse, GJL ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Kujtojmë se Meta u vu në pranga me urdhër të SPAK më 21 Tetor 2024. Ai akuzohet për 3 vepra penale, “Korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.
/tvklan.al