Ndalohet ish-kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare

Pas disa ditëve dhunë në Kazakistan forcat e sigurisë duket se kanë rimarre kontrollin e rrugëve të qytetit kryesor Almati. Autoritetet në vend kanë arrestuar is- kryetarin e Komitetit të Sigurisë kombëtare, Karim Massimov.  Ai u shkarkua nga organet e inteligjencës në vend këtë jave dhe arrestimi i tij këtë të shtunë u krye pas dyshimeve për tradhti ndaj kombit.

Ish-Republika Sovjetike është tronditur nga trazirat e saj më të këqija në 30 vjet teksa nga përleshjet e deritanishme kanë humbur jetën rreth 50 persona ku mes tyre 18 trupa qeveritare. Ministria e Brendshme ka raportuar se mbi 4400 persona janë arrestuar që nga fillimi i  trazirave.

Së fundmi pas dërgimit të 2500 trupave ushtarake ruse për të ndihmuar me situatën në vend ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.  Ai është shprehur se nëse rusët “hyjnë në shtëpinë tënde njëherë është shumë e vështirë t’i nxjerrësh ata jashtë” duke shtuar më tej se dislokimi kaq i madhi forcave ushtarake është i panevojshëm.

Tv Klan