Meditimi është një prej formave për të gjetur paqen dhe qetësinë shpirtërore. Në vendin tonë është një metodë relativisht e re dhe ende duke kërkuar terrenin e saj, por ka edhe persona që e kanë përqafuar menjëherë.
Diola Dosti është një prej vajzave të njohura që e praktikon dhe në një videomesazh kushtuar mjeshtrit të saj, Sheki Useini, ajo përmbledh për “Shije Shtëpie” në Tv Klan përfitimet që ka marrë nga meditimi.
Diola Dosti: Përshëndetje “Shije Shtëpie!” Përshëndetje për një person që është shumë i veçantë në jetën time dhe që më ka ndryshuar jetën. ai është mjeshtri im i meditimit Sheki. Shumë përqafime! Kërkoj ndjesë që po bëj video nga universiteti im me 4 rrota që quhet makina. Atëherë shumë shkurt, Sheki vërtet më ka ndryshuar jetën, sidomos në ato momente kur unë le të themi, kam prekur fundin dhe publiku sigurisht që nuk i sheh sepse ne përpiqemi që në rrjetet sociale të nxjerrim përherë gjërat e bukura.
Teknikat e meditimit që kam mësuar trajnim pas trajnimi, nuk kam munguar pothuajse asnjëherë në asnjë trajnim të Shekit, format e ndryshme të meditimit si meditimit kundalini për shembull që është një meditim shumë dinamik, më ka ndihmuar që të shkoj në një dimension, në një energji rigjeneruese, energji që më ka rigjeneruar mendimet le të themi dhe më ka ndihmuar që të bëhem ky version që unë jam sot. Kështu që Sheki, sa bukur që ekziston!/tvklan.al