Me mijëra civilë janë në pritje të lënë Aleppon pas një marrëveshjeje të re të arritur mes qeverisë siriane dhe grupeve rebele.
Dhjetëra mijëra sirianë kanë mbetur të bllokuar në zonat lindore të qytetit të Aleppos, edhe pse prej disa ditësh qeveria e Bashar al Assadit ka marrë kontrollin e zonës.
Marrëveshja e re që u nënshkrua në orët e para të së dielës pritet të zbatohet.
Një plan evakuimi i mëparshëm u prish të premten, duke lënë mijëra civile dhe rebelë të kalonin netët jashtë në temperatura nën 0 gradë.
Ndërkohë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të votojë më vonë për të dërguar vëzhguesit e tij në qytetin e rrënuar sirian./ TV KLAN