Dy autorët e dyshuar vijojnë të jenë në arrati
Më shumë se 1 mijë persona nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra e Austria morën pjesë mëngjesin e kësaj të enjteje në ceremoninë mortore të ish-boksierit Besar Nimani, që u mbajt në Bielefeld. Në mesin e tyre ishte edhe boksieri Marco Huck.

38-vjeçari Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 Marsit, për shkaqe momentalisht të panjohura. Për ngjarjen e rëndë, policia gjermane ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona.

Ata janë Ayman Dawoud Kirit and Hüseyin Akkurt, të dy të moshës 33-vjeçare dhe rezidentë në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Autorët e dyshuar besohet se janë arratisur jashtë vendit. Autoritetet arritën t’i identifikonin ata në një kohë të shkurtër dhe më 12 Mars u bastisi banesat e tyre, por pa mundur që t’i arrestonin.
Policia e Bielefel publikoi fotot dhe të dhënat e tyre, duke i bërë apel kujtdo që ka informacion për ta përcjellë tek ta. Autoritetet i konsiderojnë ata të armatosur e të rrezikshëm.

Ish-kampioni i boksit me origjinë nga Kosova, Besar Nimani, ishte baba i 3 fëmijëve dhe jetonte prej vitesh në Gjermani./tvklan.al