Me Stefano Piolin e destinuar për tu larguar, stoli i Milan po njeh çdo ditë e më shumë alternativa. Klubi kuqezi synon që të rikthehet tek lavdia në Itali e jo vetëm, duke hyrë në kërkim të një profili ideal për pankinën.
Ndër opsionet që pëlqehen jo pak janë Fonseka nga Lil dhe Konte pa kontratë, por që për momentin janë pista komplekse. Kjo ka shtyrë drejtuesit e Milanit për të menduar një tjetër emër. Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë kanë tashmë në listën e dëshirave edhe Maurizio Sarrin.
65-vjeçari i larguar nga Lazio një muaj e gjysmë më parë konsiderohet si një trajner që do të sillte revolucion tek skuadra nga Milano. Italiani pëlqehet jo pak edhe nga tifozët. Sarri ishte nënkampion i Italisë me Lazion sezonin e kaluar, teksa ka qenë edhe në stolin e Juventusit, Chelsea dhe Napolit.
Kjo eksperiencë e madhe pritet ta favorizojë për të marrë vendin e Piolit te Milani duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Skuadra është e re dhe ka vend për përmirësim, por me Sarrin në pankinë, loja sulmuese do të ishte më efikase, diçka që e ka treguar në të shkuarën tek skuadrat që ka drejtuar.
Klan News