Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u takua sot me ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato dhe ambasadorin e Holandës Reinout Vos, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mundësive për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre.
Në takimet e zhvilluara me dy diplomatët është vlerësuar niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve miqësore tradicionale.
Pas takimit me Ambasadorin holandez, ministri Hoxha nënvizon se ndau vlerësimin mbi trendin pozitiv të marrëdhënieve politike dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe përforcuar shkëmbimet dypalëshe. Në takim u rikonfirmua angazhimi operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë.
Në lidhje me takimin e ambasadoren e Japonisë, Hoxha vuri në dukje se u diskutua mbi mbështetjen e dhënë për projekte të ndryshme, që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, si kontribute të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve për strukturat e varësisë.
Në takimet e zhvilluara, krerët e misioneve diplomatike kanë uruar ministrin Hoxha për detyrën.
/tvklan.al