Ministri i Rendit Spartak Poçi do të mundohet sot t’u heqë frikën zyrtarëve amerikanë për të vizituar Shqipërinë. Poçi ka deklaruar se bashkë me Kryeministrin Pandeli Majko dhe Kryefinancierin Anastas Angjeli po shkojnë në SHBA për t’i siguruar ata se Shqipëria është një partner real jo vetëm në fushat e tjera por edhe në atë të sigurisë.

Lufta kundër krimit nuk filloi me ne dhe nuk mbaron me ne, por fitorja ndaj krimit do të jetë triumfi i ligjit dhe i shtetit, ka thënë Poçi. Delegacioni qeveritar shqiptar do të marrë pjesë në takimin vjetor të dy organizatave më të fuqishme financiare botërore, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas Kryeministrit Majko në këto institucione do të kërkohen financime edhe për dy koridoret atë Veri-Jug dhe Korridorin e 8-të, por edhe për rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame