Asnjë zyrtar i Ministrisë së Rendit Publik nuk është i implikuar në “çeshtjen Lushaj”. Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi ka sqaruar sot për Televizionin Klan pozicionin e tij dhe të digasterit që drejton, në lidhje me Sali Lushën, të arrstuar pak javë më parë.
“Çeshtja Lusha është një nga çeshtjet më ordinere që ekziston dhe s’ka absolutisht asnjë histori pas kësaj çeshtje, por kjo është një lojë që vazhdon të bëhet dhe të luhet me Ministrinë e Rendit Publik dhe me mua personalisht. Është vazhdimi i asaj loje që filloi nga shtypi para disa muajsh. Jam krejt i qetë dhe as që nuk dua t’ja di fare. Këto janë situata ordinere. Në policinë shqiptare nuk ka asnjë të implikuar me “çeshtjen Lushaj”. Kjo është një çeshtje krejt ordinere.”
Po sot ministri Poçi ka mbledhur të gjithë drejtorët e drejtorive në ministri për të dhënë udhëzimet e fundit për mbarëvajtjen e procesit të balotazhit këtë të dielë. Po për këtë çeshtje, nesër Poçi do të mbledhë drejtorët e policive në rrethe.tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj