Lajme Arkiva 2004
Pas kërkesës së prodhuesve të agroindustrisë Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave ulnin tatimin mbi vlerën e shtuar. Prodhuesit dhe përpunuesit nuk do të paguajnë më 20% TVSH por 12-13%.
TVSH-ja do zbritet për sektorin e përpunimit të qumështit, prodhimit të verës vajit të ullirit dhe miellit. Përfituesi i drejtpërdrejtë i këtij ndryshimi do të jetë konsumatori pasi tatimi mbi vlerën e shtuar është një barrë fiskale që paguhet nga blerësit.
Agron Duka: “Pra një ulje e ndjeshme e tatimit krijon mundësi or ulje të çmimit të artikujve të konsumit të përditshëm si buka, bulmetet etj. Përfitim të rëndësishëm parashikohet të kenë fermerët shqiptarë, të cilëve u rriten mundësitë e tregtimit të prodhimit të tyre në industrinë përpunuese. Ne vlerësojmë se kjo masë ndikon drejtëpërdrejtë në zhvillimin e prodhimit vendas”.
Kjo masë ndryshimi sipas specialistëve ndikon në zbutjen e varfërisë pasi shumicën e të ardhurave familjet e varfra e shpenzojnë për ushqime./tvklan.al