Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Paketa fiskale dhe buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm do të shqyrtohen në mbledhjen e qeverisë gjatë ditës së sotme. Burime në Ministrinë e Financave konfirmojnë, se paketa fiskale do të përmbajë dhe ndryshimin e taksave për lojërat elektronike nga taksim në përqindjen mbi xhiron, në taksim fiks.

Arsyeja e ndryshimit të sistemit të taksimit sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave synon, rritjen e mbledhjes së të ardhurave në këtë fushë. Sipërmarrësit e lojërave elektronike shprehen se taksat janë shumë të larta dhe mund t’i çojnë shoqëritë e tyre drejt falimentimit.

Paketa fiskale parashikon dhe aplikimin e disa taksave të reja, si rritja e akcisëz së naftës me 15%, si dhe vendosje e taksës fikse mbi automjetet që shkon deri në 15 mijë lekë të reja në vit. Paketa fiskale dhe buxheti i shtetit dërgohen për miratim në komisionet parlamentare dhe në Parlament për të besuar ndryshimet e nevojshme./tvklan.al