Reforma në Drejtësi është përshëndetur edhe nga Eurodeputeti Eduart Kukan, i cili në dy postime të ndryshme në rrjete sociale teksa përgëzon palët për kalimin me sukses të saj, shprehet se çelësi për një drejtësi të pavarur është zbatimi i reformës.
“Përshëndes miratimin unanim të paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi në parlamentin shqiptar mëngjesin e sotëm”,
shkruajti Eurodeputeti në njërin prej postimeve të tij.
Më tej, ai shtoi:
“Zbatimi i reformës është çelësi për një drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme. Hap rrugën për ambiciet e shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimi Europian”./tvklan.al