Katër efektivë policie në Drejtorinë e Shkodrës janë vënë në hetim nga AMP, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën në ngjarjen e 30 Tetorit, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim e Flutura Basha.

Dyshimet e AMP u ngritën pas videos së bërë virale në rrjet, ku shfaqet një i ri ende i paidentifikuar nga policia, që dyshohet se ndodhej në makinë me viktimat.

Ky person ishte në vendngjarje derisa mbërritën efektivët e parë, por asnjë prej punonjësve të policisë nuk e ka ndaluar atë.

Teksa kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ajo ngjarje, policia dhe prokuroria ende nuk ka bërë publike identitetin e të riut që shfaqet në video, dhe nëse është ai personi i tretë që udhëtonte me Hamza Licin e Arlind Bushatin.

Ndonëse jo zyrtarisht, burime pranë uniformave blu nuk përjashtojnë mundësinë që personi në video është Ibrahim Lici.

Enigmë kjo që do ishte zgjidhur në rast se ai do ndalohej nga uniformat blu sapo ato mbërritën në vendngjarje më 30 Tetor.

Tv Klan