Kundër masakrave në Kosovë e për të përkrahur popullin e saj dhe operacionet e NATO-s atje, gazetarët shqiptarë kanë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” përfaqësuesit e te gjithë spektrit politik shqiptar të Qeverisë e qindra e mijëra qytetarë të Tiranës. “Kosova do të fitojë”, “UÇK”, “NATO”,”Vdekje Millosheviç” kanë qënë parullat që kanë shoqëruar tubimin e sotëm.

Përfaqësuesit e medias të cilët iniciuan dhe tubimin, politikanët e të gjithë referuesit bënë thirrje për bashkimin e popullit shqiptar në këto momente delikate por vendimtare për fatin e kombit. Iniciuesit e tubimit kërkuan bashkimin e gazetarëve në të gjithë trojet shqiptare duke e vlerësuar momentin e sotëm si më të rëndësishmin në historinë e shqiptarëve.

Politikanët shqiptarë kanë përshëndetur të gjithë së bashku për bashkimin dhe paqen. Kreu i opozitës Berisha bëri thirrje të shkojmë të gjithë kudo që jemi në Kosovë dhe të vdesim për të po të jetë nevoja. Madje ai shtoi se nëse NATO nuk do të ndërhyjë me trupa në Kosovë, atëherë Shqipëria është e gatshme t’a bëje diçka të tillë. Më pas tubuesit kanë protestuar paqësisht përpara Ambasadës Jugosllave./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego