Monaco është vetëm 1 pikë larg titullit kampion. Fitorja 4 – 0 me Lille në javën e 37 e bën më të thjeshtë triumfin pas 17 vitesh në ligën franceze. Diferenca me Paris Saint Germain është 3 pikë dhe Monaco mund të sigurojë matematikisht trofeun e kampionit me një barazim të mërkurën me Saint-Etienne, në sfidën e prapambetur e javës së 31.
Dominimi i Paris Saint Germain në Francë po ndalet. Skuadra kryeqytetase edhe pse mundi 5 – 0 Saint-Etienne të dielën, duket se nuk mund ta shpëtojnë golat e shumtë.
Monaco u rikthye falë golave të Falcao dhe talentit Mbappe. Një garë e fortë gjatë të gjithë sezonit ku pati ndikim edhe Nice që do ta mbyllë në vendin e tretë kampionatin dhe do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League.
Tv Klan