Vicenzo Montella është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Romës. Drejtuesit verdhekuq prej ditësh kanë nisur punën për të gjetur një trajner të ri, pas shkarkimit të Ivan Juric.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Montella është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e kryeqytetasve.

Aktualisht në stolin e Turqisë, 50-vjeçari mund të rikthehet në Serie A, aty ku ka drejtuar Romën më parë, por edhe ekipe si Fiorentina dhe Milan.

Montella është gati të pranojë ofertën e Romës, ndërsa kërkon 2.5 milionë euro pagë në sezon. Te Turqia, tekniku italian, ka një klauzolë largimi prej 1 milion eurosh.

Kandidatë për stolin e Romës janë edhe Mancini, Ten Had dhe nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm i Daniele De Rossi-t. /tvklan.al