Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas viteve 90 në Shqipëri, ndryshoi koncepti i strehimit të përkohshëm. Dikur njiheshin dhe numëroheshin vetëm hotele. Nëse paraqiteshe në sportelin e ndonjërit, duhet të mendoheshe mirë, të dorëzoje pasaportën dhe të regjistroheshe për një natë. Pas këtyre viteve shfaqen motelet si më liberal se hoteli, ku askush nuk kërkon identitetin tënd.
Vitet e fundit motelet përveç disa orëve në intimitet janë kthyer në strehë kriminaliteti e prostitucioni. Këtu askush nuk ushtron kontroll në brendësi, përveç drejtorisë së tatimeve dhe degës së taksave, për të mbledhur taksa. Leja e ndërtimit merret në gjykatë për të ushtruar këtë aktivitet. Ndërtimet e këtij lloji janë shtuar shumë vitet e fundit. Fitimprurëse janë ato motele në bregdet, të cilat shfrytëzohen për klandestinët, por dhe transportin e femrave në tregjet evropiane./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti