Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë të sjellin vranësira dhe reshje shiu. Sipas Meteoalb, parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet mesatar ku sërish rrebeshe do të ketë në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 16°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht jugor-juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.
/tvklan.al