Banorët në të gjithë qytetin amerikan të Santa Rosa në Kaliforni janë nën pushtetin e ujit.
Përmbytjet kanë rrëzuar linjat e energjisë elektrike dhe pemët. John dhe Silvia Elze, banorë prej kohësh të Santa Rosa-s dhe të dy në pension janë të shqetësuar për situatën.
“Frika ime më e madhe është se situata do të përkeqësohet. Ne jemi me qira këtu, faleminderit Zotit”.
Çifti i pensionistëve për një kohë të gjatë i thanë Reuters se një situatë e tillë nuk është e pazakontë, por shirat e ditëve të fundit janë më të mëdha që ata kanë përjetuar në fillim të sezonit.
Reshje të dendura përfshinë pjesën më të madhe të Kalifornisë së Veriut, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke përmbytur disa rrugë.
Ndërkohë mijëra njerëz ishin ende pa energji në zonën e Seattle pas disa ditësh në errësirë si pasojë e motit të keq.
Klan News