Prej 21 Tetorit, Shqipëria është kthyer në epiqendrën e mundjes.
Botërori U23, Kongresi dhe Botërori për të rritur sollën më të mirët e kësaj disipline në vendin tonë që medaljet e para olimpike i pati nga mundja. Në këtë botëror marrin pjesë ata të cilët nuk garuan në Paris 2024.
“Është hera e parë që një shtet organizon 3 evente të tillë që janë më të rëndësishmit për Federatën Botërore të Mundjes. Për shkak sepse është ajka e më të mirëve të botës dhe ndodh që mund të garojnë në kategori të tjera dhe i heqin mundësi djemve që nuk kanë garuar në olimpiadë dhe kjo ka qenë arsyeja që federata botërore ka marrë këtë vendim”, thotë Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.
Shqipëria do të presë edhe në 2025 turne të rëndësishëm ndërkombëtar.
“Vitin tjetër kemi një event nga më të rëndësishmit pas Botërorit dhe Europianit, ranking series ku sportistët më të mirë të botës vijnë për të marrë pikë për evente të rëndësishme si Botërori apo Europiani”.
Tirana këto ditë priti rreth 2300 sportistë e trajnerë nga mbi 80 vende të botës.
Tv Klan