Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Diare, tifo zorrësh, dizanteri e infeksione epidemike janë rreziqet prej nga kërcënohemi nga ushqimet e prishura gjatë verës. Të gjitha këto nga mungesa e frigoriferëve, e dritave, e kur tregtohet në rrugë përveç mikrobeve ndikon edhe temperatura. Kemi tregje jo fort të përshtatshëm për tregtim, por dhe konsumator të pa informuar që s’kanë kërkesë për siguri ushqimore.
Të parët që këshillohen nga veterinerët janë blerësit për të abandonuar tregje të tilla dhe më pas kërkohen kushte tek tregtarët. Shoqata e konsumatorit, sektori veterinar në bashki dhe Ministria e Bujqësisë edhe këtë verë do të rishikojnë pajisjen ftohëse në tregje. Sektori veterinar në Pazarin e Ri ka vërejtur se subjektet kanë leje higjieno-sanitare, por ambientet nuk janë për tregtim.
Ministria e Bujqësisë, sektori veterinar, i kryeqytetit ka nisur kontrollet në pikat hyrëse, magazina dhe tregje, por dhe pasi të ketë kaluar traun për në treg, duhet të kërkohet një tjetër kontroll dhe ruajtje nga insektet në këtë ambient të hapur./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti