Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në ceremoninë e anëtarsimit në NATO të 7 vendeve të ish-Lindjes komuniste. Pas takimeve që ka zhvilluar me lidër të vendeve të ndryshme kryeministri Nano ka folur edhe në një konferncë për shtyp.
Fatos Nano: “Çdo shqiptar e përshëndet ktë ditë ku shtatë nga dhjetë vendet europiane u bënë antare të plota të NATO-s dhe ne tre vëndet e tjerë jemi shumë pranë kësaj. Besoj se jemi në rrugë të mbarë. Për të merituar antarsimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian ne e dimë që është një rrugë e vështirë. Ne duhet të luftojmë për liri dhe kundër terrorizmit. Kjo na vë përpara përgjegjsisë për të fituar një vënd në NATO dhe për t’u rdhitur në vëndet kampione të demokracisë. Ne po japim kontributin tonë në fushën e sigurisë dhe nuk jemi pasivë.”
Nano ka përmendur kontributin që Shqipëria po jep në Irak dhe Afganistan me dërgimin e trupave komando duke theksuar se Shqipëria do të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të qenë një vend lider i rajonit, ai garantoi se vendi ynë së shpejti do të kthehet në një shoqëri moderne të spikatur.
Sa e rëndësishme është kjo, sa e rëndësishhme është Amerika për ne kjo çështje i kalon kufijtë gjeopolitkë dhe hyn në zemrat e të gjithë shqiptarëve, tha Nano duke përfunduar.
Gjatë ceremonisë së djeshme që u zhvillua në “Kopshtin e Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan George Bush tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin tërësisht Shqipërinë në plotësimin e standardeve drejt anëtarsimit në NATO.
Pas kësaj ceremonie liderët e dhjetë vendeve të Evropës Lindore patën një takim të shkurtër me presidentin Bush në dhomën ovale. /tvklan.al