Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në 8 orë mbledhje socialistët elbasanas kanë diskutuar sot me ish-Kryetarin Nano, Sekretarin aktual Zela dhe deputetët elbasanas për të ardhmen e partisë në pushtet. Diskutantët kanë përkrahur idenë që Kryeministri të mos jetë kryetar i PS. Pasi të rikthehem në krye të partisë më voten e lirë të delegatëve do të zbuloj korrupsionin e ri dhe të vjetër ka thenë Nano. Nano ka premtuar vënien para përgjegjesisë të atyre që shkaktuan trazirat e Marsit ’97. Berishën e mbron Majko, përderisa ai nuk paraqitet para drejtësisë, ndërkohë që Majko e takoi Berishën pa pyetur forumet drejtuese të partisë së tij ka thënë Nano.

Socialisti Fatos Nano:- “Ju besoj s’keni dëgjuar që Berisha të ketë vajtur në prokurori deri më sot. Une po pyes kush ja jep këtë trimëri Berishës që s’vete atje? Le ta gjejmë së bashku me Pandeli Majkon përgjigjen e kësaj pyetje. Eventualisht meqënëse e dëgjuat në Tv Berishën, në seancën e parlamentit për Paktin e Stabilitetit, duke i kërkuar llogari kryeministrit tonë Pandeli Majko. Mashtron berisha apo ka marrveshje. Më lejoni të sqaroj se kam thënë publikisht në detyrën e kryeministrit dhe kryetarit të partisë, që nga goja e kryeministrit mos prisni të dëgjoni as falje as dënim”.

Në përgjigje të pyetjeve të socialisteve elbasanas, ish-Kryetari Nano ka rezervuar surprizat për kompromise me drejtues të Qeverisë aktuale në Kongresin e 3 të Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame