Anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje.
Sina u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare.
Darjel Sina iu bashkua Gjykatës së Lartë në Prill të vitit 2022 dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.
Për shkak të sëmundjes së rëndë që kohët e fundit i kishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore, Sina kishte pezulluar detyrën e tij në Gjykatën e Lartë.
Vetë kjo e fundit ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre.
/tvklan.al