Ka ndërruar jetë në rrethana misterioze aktori i famshëm amerikan Gene Hackman. 95-vjeçari u gjet i pajetë mbrëmjen e të Mërkurës sëbashku me bashkëshorten Betsy Arakawa 63 vjeç në shtëpinë e tyre në New Mexico. Bashkë çiftin, pa shenja jete u gjet edhe qeni i tyre.
Hetuesit thanë se rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Nga këqyrjet paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja të dyshimta për vrasje apo vetëvrasje, ndërsa po kryen hetime të detajuara.
Hackman ka një karrierë të gjatë në kinematografi që nis rreth 65 vite më parë. Ai është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme në kinematografi, ndër të cilët i dy trofeve Oskars, një për sagën e dhunshme të drogës “The French Connection” në 1971 dhe një tjetër për filmin uestern të titulluar “Unforgiven” në vitin 1992.
Ish-marins, ai ka luajtur role në më shumë se 80 filma. Ka qenë i martuar 2 herë dhe ka tre fëmijë. Mes reagimeve të shumta ndër figurat e Hollivudit ishte edhe ai i regjisorit të famshëm Francis Ford Coppola, i cili e quan Hackman, frymëzues dhe madhështor.
Tv Klan