200 fëmijët me probleme që mësojnë dhe trajtohen në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, përveçse nga shumë dëshira që janë të privuar t’i tregojnë, të paktën ato që drejtuesit e kësaj shkolle iu plotësojnë ata kanë mundësinë t’i shijojnë.

Përveç ndihmës të përditshme që iu jepet këtyre fëmijëve të ardhur nga gjithë Shqipëria, ndihma e firmave dhe shoqatave të ndryshme nuk ka reshtuar për këtë Institut që është i vetmi në Shqipëri.

Hotel “Dajti” ka sponsorizuar që ambjentet e kësaj shkolle të bëhen më të ngrohta e të këndshme. Duke dhuruar kolltukë kanë zëvëndësuar karriget dhe kanë krijuar ambjente të veçanta që prindërit të takojnë fëmijet e tyre. Shoqata “Skënderbeg” i ka pajisur me dollape dhe etazher për të vendosur mjetet e tyre.

Edhe gruaja e Presidentit, mike e përhershme e institutit, ka financuar vetë për ngritjen e një klase model.Ambienti i mirë që i rrethon këta fëmijë ndikon në përmirësimin dhe integrimin e mirë në shoqëri të këtyre fëmijëve. /tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti