Athina çeli zyrtarisht sezonin e festave me një ceremoni shumëngjyrëshe.

Pema u ndez në sheshin kryesor të kryeqytetit, përballë ndërtesës së Parlamentit.

Qindra banorë dhe vizitorë u dyndën në sheshin Sintagma, për të admiruar bredhin 20 metra të lartë, i sjellë nga Greqia veriore.

“Unë mendoj se do të jetë argëtuese për fëmijët dhe të rinjtë, ata do të bëjnë shumë foto. Shpresoj që këto Krishtlindje të sjellin shëndet për të gjithë”, thotë një banore.

Festimet e Krishtlindjes do të mbahen gjatë gjithë Dhjetorit dhe do të zhvillohen në të gjitha qytetet.

Tregjet për Krishtlindje do të hapen ditët në vazhdim, ndërsa do të organizohen koncerte, duke kulmuar me një shfaqje me fishekzjarre në natën e Vitit të Ri.

Klan News