Instagram duket se ka në plan krijimin e një aplikacioni më vete për ngarkimin e videove të shkurtra, “reels”. Shefi i platformës së mediave sociale, Adam Mosseri tha për mediat e huaja se ndryshimet  mund të nisin që këtë javë.

Megjithatë nuk ka ende një konfirmim, apo reagim zyrtar nga kompania mëmë e Instagram-it, Meta.

Kjo lëvizje e re e Instagram, vjen pas rikthimit të bujshëm të TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Janar Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nënshkroi marrëveshjen për zgjatjen prej 75 ditësh për platformën për të respektuar një ligj të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Joe Biden që kërkoi një shitje ose ndalim të platformës.

Administrata Biden kishte argumentuar se TikTok, i cili ka 170 milionë përdorues amerikanë, mund të përdoret nga Kina si një mjet për spiunazh dhe manipulim politik. Megjithatë Trump dha më shumë kohë për krijimin e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe kompanisë kineze, “ByteDance”./tvklan.al