Tragjike është ngjarja e ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në Durrës. Bardhyl Beqiri kishte dalë me gjasë si çdo ditë tjetër në punë, kur u përplas për vdekje nga një automjet në pjesën e jashtme të një hoteli tek Shkëmbi i Kavajës. 50-vjeçari ishte punonjës pastrimi dhe gjelbërimi dhe në momentin e përplasej, sipas policisë, ishte duke pastruar.

Shofer i automjetit në fjalë ishte 18-vjeçari Braian Hoxha. Ai udhëtonte bashkë me dy vajza 20-vjeçare, kur për shkaqe dhe në rrethana ende për t’u sqaruar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në rrethimin e hotelit.

Përplasja ishte aq e fortë sa të plagosura mbetën edhe 2 vajzat që ndodheshin me të në mjet. Policia e shoqëroi 18-vjeçarin në komisariat dhe vijon punën për të sqaruar rrethana e ngjarjes së rëndë./tvklan.al