Bologna është pranë kualifikimit në grupet e Champions League dhe për këtë kërkon të përforcohet. Nedim Bajrami është në listën e klubit nga Emilia Romagna dhe për këtë në ndeshjen e fundit të Sasussuolo pati të pranishëm edhe drejtues të kësaj skuadre.
Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese është vëzhguar edhe më parë nga zyrtarë të Bologna dhe merkato e verës mund të sjellë zhvillime.
Bajrami është nën kontratë me Sassuolo deri në 30 Qershor të 2027 që për ta marrë nga Empoli në Janar të 2023 shpenzuan 6 milionë Euro.
Këtë sezon Nedim Bajrami ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste në Serie A, por pa arritur të ndihmojë më shumë Sassuolo që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.
Tv Klan