Programi “Histori ime”, në Tv Klan ditën e sotme solli rastin e zonjës Zelie. Ajo ka një dhimbje të madhe sepse dy djemtë e saj kanë ndërruar jetë në moshë të re. Njërin prej djemve e zuri korenti në Greqi, ndërsa djalit tjetër i ra rrufeja në Maqedoni.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ka mbetur edhe pa shtëpi, për shkak se i është shembur nga tërmeti. Duke qenë se është e vetme ka shkuar të jetojë me vajzën e saj.

Zelie: Jeton me vajzën?

Gazetarja: Sa vjeç jeni?

Zelie: Jam 65 vjeç.

Gazetarja: Ju keni ardhur tek vajza?

Zelie: Kam ardhur tek vajza, se më është shembur shtëpia, më ka rënë çatia brenda, mirëpo dua të shkoj në shtëpinë time, se nuk mundem të rri.

Gazetarja: Bashkëshorti prej sa vitesh ju ka lënë?

Zelie: Ka 10 vjet! Edhe dy djem më janë vrarë në kurbet, njëri në Greqi, tjetri në Maqedoni. Edhe jam qyqe e vetme.

Gazetarja: Në cilën moshë kanë ikur djemtë?

Zelie: Kanë ikur në moshë të re, 17- 18 vjeç.  Tani kam mbetur vetëm.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me ta?

Zelie: Njërin ma ka vrarë vetëtima, rrufeja, tjetrin ma ka zënë korenti në Greqi.

Gazetarja: Keni ardhur tek vajza?

Zelie: Kam ardhur, se s’kisha ku të rrija!

Gazetarja: A ka ditë që i kujton fëmijët e tu?

Zelie: Përditë, për orë, për minutë!

Gazetarja: Si i kujton?

Zelie: T’i kisha dhe unë, të gëzohesha si gjithë të tjerët.

Gazetarja: Tani si është dita juaj?

Zelie: Aman dita ime, rri kot.

Gazetarja: Shtëpia jote është shkatërruar nga tërmeti?

Zelie: Po ka rënë brenda./tvklan.al