Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në episodin 12 të Sezonit 3 të Podkastit ‘FLASIM’, të quajtur “Rikthim në Qelizë”, një çift nga Durrësi që janë kthyer nga Kanadaja dhe kanë hapur biznesin e tyre në Shqipëri.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria vlerësohet nga ndërkombëtarët si një vend shumë i sigurt.
“Një tjetër që është nga fusha e teknologjisë, amerikan, erdhi në Shqipëri për pak ditë dhe akoma është këtu edhe ka marrë shtëpi me qira edhe thotë pse të iki, unë punoj në distancë, i bëj të gjitha, shëtis kudo, njerëzit janë miqësore, ushqimi fantastik, kosto e jetesës shumë më e ulët në krahasim me çfarë duhet të mbuloj atje”.
Ata folën për klinikën e tyre mjekësore të hapur në Tiranë.
“Unë merrem me rigjenerimin e qelizës dhe mundohem që njerëzit që duan të performojnë sa më mirë në punë dhe të kenë një mendje të qartë, të vijnë dhe të bëjnë trajtime te qeliza”.
Sipas Ramës, po vjen koha e bashkimit të teknologjisë dhe biologjisë.
Rama përmendi Ray Kurzweil, i cili ka shkruar se njeriu do të bëhet i pavdekshëm.
Klan News